Politike

Me fustan të zi e buzë të kuqe, ambasadorja Kim guxon me ‘look-un’ në mbrëmjen gala

23 Nëntor 2021, 16:37 Nga DOSJA
Me fustan të zi e buzë të kuqe, ambasadorja Kim guxon me

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë festuar 246-vjetorin e krijimit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në “Instagram” ambasadorja ka publikuar foto nga momente prej ceremonisë, ku gjithë vëmendjen e mbrëmjes ‘gala’ e ka organizuar ambasadorja. Kjo e fundit, kishte veshur një fustan të zi, të gjatë dhe elegant. Ndërsa si rrallëherë kishte guxuar edhe me makiazhin.

 

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Krahas fotove që shpërndan në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan: Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupa e Marines të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E nderuar që iu bashkuan këtij eventi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi, GjeneralMajor Begaj dhe shumë shokë të tjerë. Marina e SHBA kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë mes diplomatëve US dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike festa e marinsave amerikane yuri kim festa e marinsave amerikane yuri kim

Sondazh

Poll