Politike

Gjiknuri: Presidenti si aktor i deklaruar politik, përcakton të ardhmen e tij

23 Nëntor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Gjiknuri: Presidenti si aktor i deklaruar politik, përcakton të

TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta. Gjiknuri tha se kreu i shtetit po sillet si aktor i deklaruar politik, ku sipas tij po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës.

‘Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.‘- u shpreh Gjinkuri.

Më tej, i pyetur për detajet mes mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, Gjiknuri tha se janë detaje që i takojnë qeverive.

‘Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare. Këto janë detaje që duhet ti kërkoni në qeverinë shqiptare. Unë jam drejtues i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike në këtë qark.‘- shtoi ai.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri ilir meta damian gjiknuri ilir meta

Sondazh

Poll