Politike

VD-Berisha:“Toyota Yaris” solli 1.5 mln euro më pak, ku ikën?Basha tha ndiqen me GPS

23 Nëntor 2021, 16:51 Nga DOSJA
VD-Berisha:“Toyota Yaris” solli 1.5 mln euro më pak, ku

BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemorkatin Lulzim Basha se është përfshirë në aferën e “Toyota Yaris”, dosje që tashmë është mbyllur, por që në vitin 2018 brenda dy mjeteve të tilla u gjetën dhe sekuestruan 3.4 milionë euro pas denoncimit të bërë nga vetë Basha në Parlament. Nga foltorja me demokratët e Burrelit, Berisha tha se e kishte pyetur Bashësn se përse paratë nuk ishin kthyer pas denoncimit të bërë prej tij, pasi koha u premtonte që ta bënin një gjë të tillë. 

Ndërsa kryedemokrati, sipas Berishës ishte shprehur se ndiqeshin me GPS. Berisha shtoi më tej se edhe sot, Basha u fshihet hetuesve belgë që morën në duar këtë dosje. 


“Tani është e çuditshme se del një ditë dhe thotë do vijnë kaq miliona euro me ‘Toyota Yaris’, mirë i thashë ku e gjete ti këtë e ke të sigurtë? Po më tha. Por paratë kishin kohë të ktheheshin, pse nuk u kthyen, pse nuk u kthyen i thashë? Po se i ndiqnin me GPS, më tha. Ashtu i thashë? Mirë. paratë erdhën, por erdhën 1 milionë e gjysmë më pak. E çuditshme. Ndërsa Bsha edhe sot u fshihet hetuesve belgë. I thashë edhe për Sadushin e Pupen se si e kaluan Vettingun. Mirë më tha, mos u ndjej ti se po merrem unë me ta. Kështu u mor peng Basha.

LAJM KRYESOR: “Foltorja” në Burrel, Berisha flet përballë demokratëve

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll