Politike

Pushimi i çështjes ‘Dvorani’, Presidenca: Vendim i papranueshëm!

23 Nëntor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Pushimi i çështjes ‘Dvorani’, Presidenca: Vendim i

TIRANË– Këshilltari për mediat i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pushimin e padisë kundër Ardian Dvoranit. Pas vendimit të GJKKO, Blushi me anë të një postimi në Facebook shkruan se vendimi do të ankimohet, ndërsa shtoi se çështja u zvarrit dhe SPAK nuk u thellua në hetime.

“U deshën plot 2 vite, që SPAK të kërkonte pushimin e procedimit penal ndaj personit nën hetim, z.Ardian Dvorani dhe ndaj ish-Ministres së Drejtësisë dhe vartësve të saj.Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për  pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale. Kushdo, që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-Ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë do të përgjigjen para drejtësisë. Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK për të mos u thelluar në hetimin e mekanizmit dhe bashkëpunimit kriminal dhe në arsyetimin krejtësisht të gabuar mbi rrethanat e faktit dhe elementëve të veprave penale të konsumuara nga shtetasit e kallëzuar. Rëndësia e kësaj çështjeje, pikërisht për shkak të cenimit të besimit të publikut tek Drejtësia, nuk mund të sfumohet duke e zvarritur në kohë, dhe as me hetime të cekta, që derivojnë nga thelbi i çështjes. Edhe një trupë ndërkombëtare ekspertize si Komisioni i Venecias veproi më shpejt dhe më objektivisht se SPAK. Mjafton që SPAK t`i ishte referuar gjetjeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias, dhe do gjente aty një vlerësim objektiv dhe një lexim të qartë të asaj, që ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon, por edhe fajtorët se kush tentoi t’i rrëmbente Presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarit kushtetues, si dhe kush e la vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre. Drejtësia ka ende kohë për të folur! E ardhmja u takon të vërtetave!,”– shkruan Tedi Blushi.

SHIKO EDHE: 

VD-Padia e Metës, GJKKO pushon çështjen ndaj Dvoranit, ish-kreu i KED: S’kam koment!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardian dvorani gjkko ilir meta meta padit dvoranin tedi blushi ardian dvorani gjkko ilir meta meta padit dvoranin tedi blushi

Sondazh

Poll