Politike

Berisha thirrje Bardhit e nënkryetarëve: Dorëhiquni e bashkohuni me mua më 11

23 Nëntor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Berisha thirrje Bardhit e nënkryetarëve: Dorëhiquni e bashkohuni

BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar edhe njëherë tjetër Sekretarit të Përgjithsëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi e nënëkryetarëve të PD-së që të japin dorëheqjen nga postet e tyre. I gjendur përballë demokratëve të Burrelit në foltoren e radhës që mbajti, Berisha tha se më 11 dhjetor kryeministri Edi Rama do të marrë përgjigjen e nevojshme nga demokratët. Berisha ftoi demokratët që t’i bashkohen në këtë Kuvend që ka njoftuar se do të mbajë dhe të mos kthehen në ‘pengje’.

“Edi Rama merr në 11 Dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë kush në këto 30 vite. Pengu i tij Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme 30 vitet e fundit në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve dhe pluralizmit politik do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi. Mafia e George Soros e cila bëri gjithçka për të shndërruar opozitën shqiptare në ministri të narkoshtetit do të dështojë me turp dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria, e mirëpresin forcat konservatore në Shqipëri, SHBA dhe kudo në botë. Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë dikush në këto 30 vite. Pengu i tij, Basha, i cili është futur në lojën më të rrezikshme, në atentat ndaj lirisë suaj dhe pluralizmit do të arkivohet në arkivat e turpit të këtij vendi. Mafja e Soros që shndërroi opozitën në ministri të narkoshtetit, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqipëria u bë këto vite delja e zezë në Europë, opozita për shkak të një dështaku, që de facto u bë aleat i narkoshtetit. Në 8 vite Shqipëria kaloi nga rrogat mesatare në ato me më të ultat. Me djersen tuaj dhe taksat tuja, punët tuaj kryhen më shtrenjtë se ato në Europë. Në rast se Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Basha është bërë varrmihësi i saj, sepse nuk ngjall shpresë. Zgjedhjet që organizoi për kryetar PD-je, ishin kryekëput të manipuluar. Jam këtu për t’i bërë thirrje çdo anëtari kryesie, nuk kam personalisht me asnjërin asnjë problem, ju them se jeni të rinj në politikë, duhet të korrigjoni qëndrimin tuaj. Nuk jeni të zgjedhur konform statutit. Jepni sa më shpejt dorëheqjen, bashkohuni me rithemelues të PD. Bashkohuni se qëllimi ynë është bashkimi por nuk ka asgjë në botë që mund të na bashkojë veç votës, që na bashkon si njerëz të qytetëruar, që vendosim të zhvillojmë vlerat e përbashkëta. I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si skllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj. Firmat e juaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të gdhendura në muret e kohës, si firmat e një historie që shënon pluralizmin dhe shembjen e narkoshtetit shqiptar. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Demokratë të Matit ju ftoj të vini në Tiranë të merrni deputetët tuaj, por kam konsideratë kur ata ju respektojnë ju, gjithë respekti im varet nga respekti që kanë ata ndaj jush,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR:“Foltorja” në Burrel, Berisha flet përballë demokratëve

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll