Politike

Akuzat e Metës, Bardhi: Ishte KQZ që s’na lejoi të regjistroheshim në tetor

23 Nëntor 2021, 15:00 Nga DOSJA
Akuzat e Metës, Bardhi: Ishte KQZ që s’na lejoi të

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha një sitë më aprë se PD-ja nuk është regjistruar në zgjedhjet e vendore të 13 tetorit, datë të cilën e zgjodhi vetë. Në një intervistë për Abcnews, Bardhi shtoi se komisioni qendror i zgjedhjeve refuzoi të hapte procedurën për regjistrimin e kandidatëve dhe partive politike në zgjedhjet e tetorit. Ai tha më tej se katër anëtarët e Edi Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, refuzuan të njihnin Dekretin e Presidentit të Republikës e për pasojë të hapnin procedurën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të dekretuara në përputhje me Kushtetutën nga Presidenti në tetor të vitit 2019 dhe në këtë mënyrë ishte e pamundur.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetja: Zoti Meta, një ditë më parë doli publikisht dhe akuzoi Partinë Demokratike se ka bashkëpunuar me Partinë Socialiste, duke mos u regjistruar në datën që ai dekretoi për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, keni ndonjë koment për këtë?

Gazment Bardhi: Së pari, kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse ju e dini që zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën, nuk u njohën nga Partia Demokratike dhe i gjithë koalicioni opozitar, por ndërkohë komisioni qendror i zgjedhjeve refuzoi të hapte procedurën për regjistrimin e kandidatëve dhe partive politike në zgjedhjet e tetorit. Dhe është e pamundur për një parti politike serioze, që të regjistrohet në bulevard, sepse për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të paraqitet një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ju e mbani mend që katër anëtarët e Edi Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, refuzuan të njihnin Dekretin e Presidentit të Republikës e për pasojë të hapnin procedurën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të dekretuara në përputhje me Kushtetutën nga Presidenti në tetor të vitit 2019 dhe në këtë mënyrë ishte e pamundur për ne që të regjistroheshim në një proces që ishte i pahapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prandaj kjo është një e pavërtetë e madhe sikundër të gjitha të pavërtetat që për fat te keq kanë dalë gjatë këtyre ditëve nga zyra e Presidentit të Republikës. Dua të shpreh keqardhjen, e kam thënë dhe më parë, për mua institucioni i Presidentit të Republikës, është institucioni që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk mundet kurrsesi që nga zyra e Presidentit të Republikës apo nga institucioni i Presidentit të Republikës, të dalin fletë-rrufe, shpifje apo akuza baltë drejtuar kryetarit të opozitës, kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll