Politike

Qytetari nga Burreli: I them Bashës qofsh i Xhenetit, më 18 bën hallvë me kripë

23 Nëntor 2021, 17:32 Nga DOSJA
Qytetari nga Burreli: I them Bashës qofsh i Xhenetit, më 18 bën

BURREL– Një qytetar nga Burreli ka bërë batuta teksa ka përmendur emrin e kryedemokratit Lulzim Basha. I pranishëm në foltoren e organizuar nga Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, qytetari tha se më 11 dhjetor do t’i thoshte Bashës ‘qofsh i Xhenetit’, duke simbolizuar vdekjen e tij politike.

“Kujdes me hallvën që gatuan Basha më 18, se do ta gatuajë me kripë, jo me sheqer. Lulzim Bashës do i themi, kur e vret veten vetë politikisht, në Mat nuk ta merr gjakun kush. Do pastrojmë fillimisht shtëpinë tonë. Do i them Bashës qofsh i Xhenetit. Na ka ikur rinia, duke dhënë 20 mijë euro, që djali të na ikë nga shtëpia. Shpresojmë që të na kthehen ata pëllumba. Zonja ambasadorja, je përfaqësuese e tempullit të lirisë, por nuk je në pozicionin e duhur,”- tha qytetari. 

LAJM KRYESOR:“Foltorja” në Burrel, Berisha flet përballë demokratëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll