Politike

Lista/ Miratohet projektbuxheti i 2022-shit, 1.7 miliardë lekë shtesë për shpenzime

23 Nëntor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Lista/ Miratohet projektbuxheti i 2022-shit, 1.7 miliardë lekë

TIRANË – Komisioni i Ekonomisë miratoi sot nen për nen projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pas diskutimeve, u vendos që të shtohen dhe afro 1.7 miliardë lekë për shpenzime shtetërore. Pavarësisht paketës paraprake, Ministria e Financave dhe Ekonomisë përcaktoi dhe shpenzimet shtesë për insitucionet shtetërore dhe partitë politike. Në mbledhjen e sotme, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj konfirmoi se qeveria shqiptare nuk do të marrë 700 milionë euro Eurobond, por 650 milionë euro. Pjesa më e madhe e parave shkojnë për ndërtimin e Shkollës së Magjistraturës (576 milionë lekë), 200 milionë lekë për partitë politike, 140 milionë lekë për Kuvendin.

Më poshtë është publikuar lista e parave që do të shërbejnë për shpenzime:

-Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Shton 49 milionë lekë për mbështetjen e burimeve natyrore

-Turizmi 20 mln lekë për pagat tek pyjet

-140 milionë lekë për Kuvendin

Gjykata Kushtetuese 15 mln lekë më shumë

Pr/ buxheti i prokurorisë së përgjithshme shtesë të numri të punonjësve për OPGJ prej 30 unonjësish.

– Shkolla e magjistraturës kërkesë për të riparo buxhetin e vitit 2022, në gjysmën e vitit që vjen për të llogaritur të gjitha nevojat e tyre për paga, pasi tani nuk janë në gjendje për një vlerë të saktë. Kërkohet fondi për ndërtimin e shkollës së magjistraturës në vlerën 576 milionë lekë.

– KLGJ  130 mln lek për dispozicion digjitalizimin

– KLP nuk kemi asnjë kërkesë për fonde shtesë.

– Kolegji i Posaçëm i Apelimit propozohet shtesë 30 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore, pasi fondi i parashikuar është i pamjaftueshëm.

– Komisioni i Pavarur i kualifikimit propozohet shtesë fondesh 35 milionë lekë për paga dhe kontribute,

-Komisionerët asnjë kërkesë për fonde shtesë.

– Inspektori i lartë të drejtësisë asnjë kërkesë për fonde shtesë.

– Pr/buxheti i SPAK shtesë në zërin e mallrave dhe shërbimeve 20 milionë lekë të cilat do të përdoren nga byroja kombëtare e hetimit, dhe 10 milionë lekë për investime.

– Institucioni i Presidentit, 10 milionë lekë për digjitalizim

– Komisioni qendror i zgjedhjeve propozohet 150 milionë lekë shtesë për rinovimin e dhomës së serverave, pajisjeve informatike, dhe shtesë fondi 9  milionë lekë për shpenzime korrente për procesin zgjedhor.

– Avokati i popullit shtesë në vlerën 3 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore shtohet 1 punonjës.

– Komisioneri për të drejtën e informimit akordim fondi shtesë për 2022 shtohen 5.5 milionë lekë  për regjistrin elektronik të thirrjeve të pakërkuara.

– Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil shtesë në strukturë me 2 punonjës.

– Autoriteti i dosjeve dhe ish sigurimit të shtetit, shtesë në investimet e huaja 77 milionë lekë

– Institucioni i krimeve dhe pasojave të komunizmit shtesa 5 milionë lekë për paga dhe sigurime.

– Komisioni i Prokurimit Publik shtesë për projektin e dixhitalizimin e ankesave në vlerën 24 milionë lekë.

– 20 milionë lekë  për akademinë e shkencave

– 10 milionë lekë për kinematografinë

-Agjencia për Bashkëqeverisjen do ketë 30 personel dhe 30 milionë lekë

-200 milionë lekë për partitë politike

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i ekonomise projektbuxheti i vitit 2022 komisioni i ekonomise projektbuxheti i vitit 2022

Sondazh

Poll