Sport

Kupa dhe lodhja me Dinamon, Shehi gjen arsyet e humbjes: Nuk vihem kollaj në…

22 Nëntor 2021, 21:35 Nga DOSJA
Kupa dhe lodhja me Dinamon, Shehi gjen arsyet e humbjes: Nuk vihem kollaj

SHKODËR-Orges Shehi, trajneri i Tiranës, ia ka faturuar lodhjes një pjesë të fajit për humbjen e sotme ndaj Kukësit. Për “SuperSport” ai tha se ishte i qetë pasi nuk vihej në trysni, edhe pse vinte nga dy sfida ku situata nuk kishte folur për bardheblutë.

“E dinim që lodhja do të ndikonte sot. Në pjesën e parë ishim në ekuilibër por gabuam me pasimet. Por nuk u rrezikuam asnjëherë, dëmtimi i Behiratçes na detyroi të ndryshonim. Nuk bëmë keq në pjesën e dytë, meritonim më shumë. Më vjen keq si pësuam golat se po të ishim me të kujdesshëm do ta kishim shmangur. Na shënoi kundërshtari me një top të gjatë.

Jam që në janar në drejtim të Tiranës dhe nuk ka trysni, nuk më kanë vënë dhe nuk vihem kollaj në trysni. Por në Kupë dolëm edhe për çështje fati, sot luajtëm pas 3 ditësh, mos harrojmë që kemi bërë fazë shumë të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë këtë ecuri”, tha Shehi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport orges shehi tirana orges shehi tirana

Sondazh

Poll