Sport

Gol në minutën e 94-të’/ Tifozi i Fenerbahces nuk duroi dot, vdes nga infarkti

22 Nëntor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Gol në minutën e 94-të’/ Tifozi i Fenerbahces nuk duroi

TURQI-Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur gjatë derbit turk mes Galatasaray-t dhe Fenerbahces. Në fakt, një tifoz i “kanarinave” vdiq nga një atak në zemër pas golit të Crespos në minutën e 94-të që i dha fitoren skuadrës së Vitor Pereira.

Fillimisht do të ishte skuadra e Galatasaray-t që do të kalonte e para në avantazh, ndërsa Fenerbahce përmbysi gjithçka me golin e Ozil në minutën e 31′ dhe Miguel Crespo në minutën e 94-të. Fenerbahce u rikthye te suksesi pas një serie prej katër humbjesh dhe një barazimi – fitorja e fundit daton në ndeshjen kundër Kasimpasa më 3 tetor.

Një emocion tepër i fortë që sipas asaj që raporton agjencia turke DHA, tradhtoi Ahmet Uysal, tifozin 60-vjeçar të Fenerbahces, i cili vdiq pasi u godit nga një atak në zemër. Burri ishte duke parë ndeshjen, ndërsa një nga nipat e tij tha:”Kur Fenerbahçe, të cilin ai e donte aq shumë, shënoi në fund, daja u rrëzua. Ai nuk mund të duronte emocionin e madh”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fenerbahce galatasaray fenerbahce galatasaray

Sondazh

Poll