Sport

BODYBUILDING/ Marin Meksi kampion në Portgali, sjell në Shqipëri medaljen e artë!

22 Nëntor 2021, 19:39 Nga DOSJA
BODYBUILDING/ Marin Meksi kampion në Portgali, sjell në Shqipëri

PORTUGALI– Marin Meksi, Bodybuilderi shqiptar po mban lart flamurin shqiptar. Pasi u shpall kampion në eventin mbarëkombëtarë “Kupa e Shqipërisë”, sportisti shqiptar këtë herë ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer jashtë kufijve të Shqipërisë.

35-vjeçari është shpallur kampion në Ligën Profesioniste “IFBB Pro Diamond Cup”, aktivitet që u mbajt në Portugali. Meksi zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e ngjitur kështu Shqipërinë në shkallën më të lartë të podiumit.

Ndërsa regjistroi gjithashtu një tjetër rezultat të shkëlqyer, teksa siguroi vendin e katërt në “Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open”.Kështu medalja e artë dhe “Diamond Cup” vijnë në Shqipëri, falë Marin Meksit.

POSTIMI I MARIN MEKSIT

“Të nderuar miq, pas një lufte titanesh, me pjesëmarrjen e rreth 400 kampionëve më të mirë të planetit, u shpalla kampion në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro ‘Diamond Cup’, në Portugali në kategorinë ‘Men’s Classic Bodybuiliding up to 180’ dhe zura vendin e katërt në ‘Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open’.

Diamond Cup dhe medalja e arte mbërrijnë në Tiranë! Falenderoj Krijuesin, Familjen time, Shtetin Shqiptar, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republikën e Shqipërisë, Federatën Shqiptare të Bodybuilding me ne krye legjendën z.Rando Kukeli, KOKSH-in, Federatën e Kosovës me në krye presidentin, gjeneral Esat Lata dhe SP z.Sabri Dragusha, Federatën e RMV me në krye z.Boban, Federatën Portugeze me z.Jose Monteiro, IFBB dhe z.Santonja, trajnerin tim Abdul Fauaz.

Në Porto pata gjithashtu mbështetjen e pa kursyer të legjendës tonë të futballit z.Edi Abazi, si dhe gjithë popullin Shqiptar që më përkrahu në çdo hap. ‘In God ëe Trust’”, shkruan Marin Meksi në postimin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport marin meksi marin meksi

Sondazh

Poll