Sport

Mundi Tiranën, Longo tregon sekretin e fitores: ” Zgjodhëm taktikën e…

22 Nëntor 2021, 21:22 Nga DOSJA
Mundi Tiranën, Longo tregon sekretin e fitores: ” Zgjodhëm

SHKODËR-Diego Longo, trajneri i Kukësit, e ka vlerësuar si të merituar dhe një strategji mënyrën se si ekipi fitoi sot përballë Tiranës. Në “SuperSport” ai tha pas duelit se si kishte ndryshuar strategjia me një ekip që sipas tij bën diferencën.

“Sa herë shkojnë në fushë, kundërshtarët na presin mbrapa. Tirana na priti dhe dëshironim që të sulmonim si të çmendur. Ne zgjodhëm taktikë pritje, është normale që ata të sulmojnë se janë më të fortët. Në pjesën e parë luajtëm të tërhequr dhe në pjesën e dytë kur ata filluan të luanin futboll, luajtëm edhe ne. Jam i mërzitur nga kjo sjellje e kundërshtarëve që mbyllen në zonë ndaj nesh.

Që Tirana është kategori tjetër, është fakt. Faktet thonë që Tirana ka 25 tituj, kanë fuqi kudo dhe ne jemi një ekip që vijmë nga vendi i 6, është e pamundur të krahasohet. Ne bëjmë maksimumin dhe luftojmë çdo ndeshje, por të krahasohemi me Tiranën është pak…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kukesi longo tirana kukesi longo tirana

Sondazh

Poll