Sport

Nuk është Manchester United, Zidane zbulon dëshirën për tu ulur në stolin e…

22 Nëntor 2021, 20:35 Nga DOSJA
Nuk është Manchester United, Zidane zbulon dëshirën për

PARIS– Zinedine Zidane nuk është një kandidat potencial për stolin e Manchester United. Francezi ka përsëritur se nuk ka ndërmend të zërë vendin e lënë bosh nga Solskjaer.Pas largimit nga Real Madrid, Zidane ka konfirmuar dëshirën të rikthehet si trajner, por jo në Premier League.

Në vend të kësaj, ai do të preferonte të drejtonte kombëtaren franceze ose të merrte drejtimin e PSG-së.Zidane te PSG? Jo një opsion i pamundur. Madje, mediat britanike raportojnë se Mauricio Pochettino do të ishte gati të largohej nga Parc de Princes për të kaluar në Manchester dhe për të zënë vendin e Ole Gunnar Solskjaer.

Drejtuesit e PSG-së do të dëshironin që Pochettino të qëndronte në Paris, por 49-vjeçari do të ishte i emocionuar të rikthehej në Premier League. Familja e tij nuk është shpërngulur asnjëherë nga Anglia dhe ende jeton në Londër, ndërsa ai jeton i vetëm në një hotel në Paris.

Për më tepër, sipas Daily Mail, ish-Spurs është i pakënaqur me klubin, por është gjithashtu i lodhur duke menaxhuar yje të mëdhenj si Neymar, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport psg zidane psg zidane

Sondazh

Poll