Sport

Kukësi e ka seriozisht titullin, i shkakton humbjen e parë Tiranës: -3 pikë kreu

22 Nëntor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Kukësi e ka seriozisht titullin, i shkakton humbjen e parë

SHKODËR– Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës priti super takimin e javës së 9-të të Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Tiranës, një përballje që nuk zhgënjeu pritshmëritë. Verilindorët fitojnë me shifrat 2-1 dhe rihapin çështjen sa i përket kreut, pasi tani diferenca është 3 pikë larg.

Tirana e dha e para sinjalin që donte me çdo kusht të fitonte, duke iu afruar golit më Ngoo. Gjithsesi pjesa e parë nuk pati shumë “shkëndija”, veç një tjetre të Ndrecës për Kukësin në shtesë. Pjesa e dytë nisi me gol kur në minutë e 49′ Milunovic shënoi për Kukësin.

Tirana nuk u dorëzua dhe ia doli të barazonte, me penallti përmes sulmuesit Taulant Seferi në minutën e 82′. Goli i sulmuesi nuk zgjati shumë sepse Edi Basha shënoi për Kukësin duke i dhënë tre pikë me mjaft vlera.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kukesi tirana kukesi tirana

Sondazh

Poll