Sport

Sherr masiv në Detroit-Lakers, LeBron përjashtohet pasi gjakosi rivalin me bërryl

22 Nëntor 2021, 16:35 Nga DOSJA
Sherr masiv në Detroit-Lakers, LeBron përjashtohet pasi gjakosi

SHBA-NBA vazhdon të japë netë të nxehta dhe një nervozizëm disi jonormal dhe duhet thënë se jemi vetëm në muajin e parë të sezonit të rregullt. Gjatë ndeshjes Pistons-Lakers, në periodën e tretë pati një sherr masiv mes LeBron James dhe Isaiah Stewart.Në momentin që një lojtar i Pistons (Grant) po gjuante nga vija e gjuatjeve të lira, LeBron James godet me bërryl në sy një rival, Stewart.

 

The Lakers and Pistons had to be separated multiple times after this play between LeBron and Isaiah Stewart. pic.twitter.com/im0o7fXeoI

— SportsCenter (@SportsCenter) November 22, 2021

Ky i fundit gjakoset dhe gjyqtarët ndalin menjëherë takimin.Në këtë moment nis një sherr masiv, pasi Stewart kapet fillimisht me James e më pas me cilindo rival që i del përpara. Madje edhe kur ikën në dhomat e zhveshjes, i gjakosur, tenton të zihet me ndokënd nga ekipi rival.

This incident started a wild scene in Detroit. pic.twitter.com/QErbBgE3dP

— Frank Isola (@TheFrankIsola) November 22, 2021

Nga imazhet dhe përsëritjet e transmetuara menjëherë më pas, mund të shohim atë që nuk është aspak një gjest i pavullnetshëm i James, i cili zgjat krahun sigurisht pa qëllim të dëmtojë, por i vetëdijshëm për të goditur kundërshtarin.

Në këtë pikë është e arsyeshme të ketë një ndëshkim shembullor për James. Për basketbollistin e Lakers ky është përjashtimi i dytë në karrierë pas atij të sezonit 2017-18 në ndeshjen kundër Miamit.

Isaiah Stewart running after LeBron James, who was ejected for a flagrant 2

Malice in the Palace part 2? ?pic.twitter.com/zhz2CWbwFV

— Sideline Views (@SideIineViews) November 22, 2021

E.Ç (Dosja.al)     

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lebron james nba lebron james nba

Sondazh

Poll