Sport

Shishja në kokë për Payet, Disiplina merr vendimin e përkohëshëm për Lyon-Marseille

22 Nëntor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Shishja në kokë për Payet, Disiplina merr vendimin e

FRANCË-Lyon-Marseille u ndërpre pas katër minutash, pasi Dimitri Payet u godit me shishe në kokë dhe skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes.Një incident vërtet i shëmtuar ka ndodhur në sfidën e Ligue 1 midis Lyon dhe Marseille.

Një shishe me ujë e hedhur nga tribuna ka goditur lojtarin e Marsejës, Dimitri Payet. Është si të ketë marrë një gur në fytyrë, për fatin e lojtarit shishja që e goditi në faqen e majtë nuk i shkaktoi asnjë dëm.Mesfushori nuk mund të vazhdonte më lojë e as nuk dëshironte, pas asaj që i ndodhi. Në fund u vendos që takimi i Ligue 1 të ndërpritej.

Tashmë Komisioni i Disiplinës i LFP është mbledhur dhe ka vendosur që ngjarja e ndodhur të kalojë në hetim të plotë dhe stadiumi i Lyon do të jetë i mbyllur deri në masën përfundimtare.Kështu fillimisht Lyon do të luajë pa tifozë në sfidën kundër Reenes, më 1 dhjetor, ndërsa vendimi final merret me 8 dhjetor.

E.Ç (Dosja.al)                         

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport france lyon marseille payet france lyon marseille payet

Sondazh

Poll