Politike

Zhupa-Metës: Po i bëjmë Opozitë Ramës por ‘foltorja’ na harxhon bateritë

22 Nëntor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Zhupa-Metës: Po i bëjmë Opozitë Ramës por

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta i cili zbuloi sot se ka qenë kryedemokrati Luzim Basha ai që i është ulur në gjunjë e i ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Zhupa tha se Meta nuk ka pse futet e të komentojë probemet e brendshme të Partisë Demokratike. Deputetja demokratike shtoi se PD-ja po i përgjigjet kryeministrit Edi Rama por një pjesë të baterive të tyre po i harxhon dhe ‘foltorja’, nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Partia Demokratike po i bën opozitë Edi Ramës, por jo me të gjitha bateritë e saj. Sepse një pjesë të baterive tona opozitare ne po i çojmë në drejtim të një lufte të brendshme partiake. Nga ana tjetër Presidenti nuk ka pse komenton problemet e brendshme të Partisë Demokratike për aq kohë sa edhe ne nuk i kemi komentuar problemet në LSI. Foltorja po i jep kosto PD-së dhe po na harxhon energji të brendshme dhe po ngarkojmë energji negative. Por kjo nuk është një zgjedhje e zotit Basha. Pikërisht për ta zhbërë këtë, pavarësisht se ekzistonin apo jo firmat për Kuvendin Kombëtar, në zgjodhëm të mblidheshim në Kryesi. Dhe me qëllim për të dalë të bashkuar propozoi një Kuvend kombëtar ku delegatët mund të diskutojnë për problemet brenda PD,”- tha Zhupa.

Presidenti Ilir Meta deklaroi se zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 i anuloi pasi kjo gjë iu kërkua nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Ai zbuloi për herë të parë se Basha kishte shkuar ta takonte në fillim të muajit qershor të vitit 2019 në Gjermani ku ai ndodhej për një vizitë zyrtare për t’i kërkuar që të anulonte dhe protestën masive të thirrur më datë 8 të të njëjtit muaj nga opozita e Bashkuar.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll