Rama: 250 mln lekë fonde për të mbështetur të rinjtë deri në 29 vjeç
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë vendosur një fond prej 250 milion lekësh për të rinjtë që kërkojnë të nisin një biznes si dhe për atë që...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije prapaskena nga takimi që ka bërë me kryedemokratin Lulzim Basha në Gjermani, duke u shprehur se numri një i opozitës ishte i tmerruar nga protesta e 8 qershorit dhe nga përgjegjësitë ligjore që do të duhej të mbante. Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se ai kishte anuluar datën e zgjedhjeve duke mos u konsultuar as me kryeparlamentarin, asokohe Gramoz Ruçi dhe as me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, Meta tha se shqetësimi i Bashës se në vend do të ndodhte “hataja”, e kishin trazuar edhe vetë atë, duke e ndikuar për të ndërmarrë aktin e anulimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019.
“Sipas Bashës, protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se nuk e kontrollonte dot popullin opozitar. I trembur dhe i panikosur para popullit opozitar, duke i premtuar se në 8 qeshor do të ndodhte hataja dhe i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore Basha iu ul në gjunjë presidentit duke iu lutur që të anulonte dhe të shtynte zgjedhjet e 30 qershorit. Meta anuloi datën e zgjedhjeve duke marrë përgjegjësi, për t’i dhënë një rrugëdalje Bashës dhe aktorëve të tjerë politikë në vend. Ky vendim nuk ishte i lehtë për mua, aq më tepër pa u konsultuar nga kreu i Parlamentit. E mora në telefon, por ishte në jug të vendit. Aq më tepër me kryeministrin që s’mund të ishte i lumtur për një vendim të tillë. Ishte kulmi i lojës për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Duke mospatur kohë por duke pasur shqetësim përderisa ai vetë që thërriste vendin në protesta, ishte vetë i shqetësuar. Të mos harrojmë që në të 7 protestat, dhjetra qytetarë e policë kishin pësuar lëndime të rënda. Meta kërkoi dialog për një datë të re. Presidenti më pas miratoi datën 13 tetor si ditë zgjedhjes,”-tha Meta ndër të tjera.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë vendosur një fond prej 250 milion lekësh për të rinjtë që kërkojnë të nisin një biznes si dhe për atë që...
TIRANË- Përdorimi i qumështit pluhur si dhe përzjerja e këtij qumështi me qumështin natyral ka hapur debat në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë mbledhjes së so...
TIRANË– Deputeti socialist Erion Braçe tha se koncepti si fshat po zhduket në vendin tonë për shkak të komplekseve e vilave që po ndërtohen në...
TIRANË– Lulzim Basha nuk është penduar që e ka pezulluar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Madje është i bi...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për dorëheqjen e nënkryetarëve të PD-së. ...
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar një një seancë dëgjimore urgjente me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtorin e Përgjithshë...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar që subvencionimi e kompensimi i TVSH-së të jepet në dorë me autofature. I pranish...
TIRANË- Debate tek Komisioni i Ekonomisë dhe Financave lidhur me diskutimet për projekligjin “Për Buxhetin e vitit 2022”. Ishte neni 1 i projektligjit për ...
TIRANË – Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi se 94% e pacientëve të infektuar nga COVID-i, të cilët janë shtruar në spitale, ende nuk ja...
TIRANË- Debate në Komisionin e Ekonomisë. Tabaku: Po përjashtoni 95% të bizneseve duke i dhënë mundësi 5% për të përfituar nga përjashtimet. Gjatë mbledhje...