Politike

Rama: 250 mln lekë fonde për të mbështetur të rinjtë deri në 29 vjeç

22 Nëntor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Rama: 250 mln lekë fonde për të mbështetur të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë vendosur një fond prej 250 milion lekësh për të rinjtë që kërkojnë të nisin një biznes si dhe për atë që kërkojnë të fusin teknologjinë në biznese. Gjatë prezantimit të buxhetit për biznesin e vogël, Rama tha se të gjithë të rinjtë që kanë ide inovative deri në moshën 29 vjeç do të mbështeten, në arsim, praktik, formim si dhe punësim.

“Ministrja që vjen nga drejtimi i tatimeve, dhe ka lënë një gjurmë të mirë, janë këtu për të garantuar kapërcimin e një niveli më të mirë, për të larguar dorën e tatimoreve nga fyti i çdo biznesi. Ministrja dhe drejtori kanë hartuar një strategji të re për të qasur biznesin , se ende se kemi të plotë fiskalizimin, që ti japim fund gjobvënien për llogari të shtetit. Dhe në ndërkohë duke shtyrë sa më shpejt procesin e fiskalizmit bashkë me të gjithë procesin tjetër. Mbështetja për të rinjtë, ata që kanë ide novatite , për start upe, nuk është vetëm në këtë zonë të buxhetit po është horizontal vullneti për tu përfshirë më kë të valë të re zhvillimi.

Faktet flasin dhe për të rinjtë në fshatra që janë të punësuar jashtë pa lëviz fare nga shtëpia, ndërkohë që ne duam të shtyjmë me mbështetje financiare ata të rinjtë që duan të fusin në biznes përmes teknologjisë. 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 mln lekë fonde për start up, fond të veçantë për garancinë rinore, ku çdo i ri në 29 vjeç, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Rama prezanton buxhetin për biznesin e vogël

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per biznesin e vogel buxheti per vitin 2022 edi rama buxheti per biznesin e vogel buxheti per vitin 2022 edi rama

Sondazh

Poll