Politike

VD-Vaksinimi i studentëve, Komisioni i Shëndetësisë miraton axhendë të përbashkët

22 Nëntor 2021, 10:52 Nga DOSJA
VD-Vaksinimi i studentëve, Komisioni i Shëndetësisë miraton

TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi u pajtua me propozimin e deputetes socialiste Klodiana Spahiu për përcaktimin e një axhende për ndërgjegjësimin e studentëve për t’u vaksinuar. Propozimi i Spahiut u mirërprit nga deputetja demokrate.

KOMISIONI PËR PUNËN, ÇËSHTJET SOCIALE DHE SHËNDETËSINË

KLODIANA SPAHIU: Por, që të dramatizojnë situatën për këtë komision nuk shkon. Do të vazhdojmë fuqishëm mbi të gjitha të ndërgjegjësojmë qytetarët. Do të ishte në nderin tonë, që të krijojmë axhendën tonë për të lëvizuar në universitete për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve për t’u vaksinuar. Edhe në bazë statistikave nga spitalet COVID 1 dhe COVID 3, e kemi parë që 95% e rasteve janë të pavaksinuar dhe shkojnë në gjendje të rëndë.

ALBANA VOKSHI: Ulemi ne të tre të kryesisë nëse vendosim për universitete mund ta bëjmë dhe individualisht axhendën.

Kujtojmë se sezoni akademik 2021-2022 në universitete nisi me kontestime nga studentët pas urdhërit të qeverisë që studentët e pavaksinuar nuk mund të futen në auditore.

LAJMI KRYESOR: Shëndetësia/ Axhendë për vaksinimin e studentëve, Shehu kritikat Tominit

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi klodiana spahiu komisioni i shendetesise 22 nentor 2021 vaksinimi i studenteve albana vokshi klodiana spahiu komisioni i shendetesise 22 nentor 2021 vaksinimi i studenteve

Sondazh

Poll