Politike

VD-Marrëveshja me Britaninë, Sterkaj apel opozitës: Bëhuni më humanë dhe të gjerë

22 Nëntor 2021, 12:58 Nga DOSJA
VD-Marrëveshja me Britaninë, Sterkaj apel opozitës: Bëhuni

TIRANË-Deputeti socialiste Paulin Sterkaj e mirëpret marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Gjatë komisionit të Sigurisë, Sterkaj kërkoi nga opozita që të jenë më mendjehapur dhe të pranojnë dhe emigrantët pasi si ata kemi qënë dhe ne vite më parë. Sterkaj tha se nuk ka asgjë të keqe që në vendin tonë të vijë leku.

Ne na takon me i prit ë? Ata që kanë ikur nga Shqipëria, pse të kthehen këtu dhe jo diku tjetër. Ne jemi dhe human si popull, kemi harru se kemi pushtu brigjet e komshinjve tonë me shumë ngarkesë. Le të kthehen dhe ata këtu, jena një popull që nuk duhet me harru që ca kemi kalu. Unë jam kthy, mu më shqetëson diçka tjetër, për emigrantat që janë këtu, thonë jena pa bukë. Jo, të mos pranojmë një kontratë tip, se po me kenë në opoziotë mund të kesh një mendim tjetër. Bëhu më të gjerë, më të fortë më të hapur. Ju e dini mirë se ca ndodhi në NATO, ju thoni kena liberalizohen vizat. Dhe ata që kanë ik në Britani kanë ik për një jetë më të mirë. Shif sa të dush, deputet të ju kanë propagandu. Unë jam më i hapur dhe më i saktë, thërras se nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Po me ardh leku ca të keqe ka në Shqipëri? Çdo kush ka njeri në Angli, mund të kenë ndrru dhe emrin, mund ta kenë Sefer Kastrati. Po po janë me dy emra, bëhuni me të gjerë, marrëveshja na hap mundësi të komunikojmë.’- u shpreh Sterkaj.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria kamp për emigrantët nga Britania? ‘Siguria’, zv. ministri: S’ka gjë të re

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i sigurise 22 nentor 2021 paulin sterkaj komisioni i sigurise 22 nentor 2021 paulin sterkaj

Sondazh

Poll