Politike

VD-Marrëveshja me Britaninë/ Alibeaj-zv.ministrit: Gënjej unë apo gënjeni ju?

22 Nëntor 2021, 09:11 Nga DOSJA
VD-Marrëveshja me Britaninë/ Alibeaj-zv.ministrit: Gënjej

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj kërkoi ditën e sotme nga zv.ministri Andi Mahila informacione për marrëveshjen që Shqipëria do të bëjë me Britaninë e Madhe për emigrantët. Alibeaj kërkoi të dijë nëse Shqipëria do të kthehet ose jo në një kamp refugjatësh si dhe cila do të jetë kostoja e një refugjati shqiptar që do të vijë dhe do të depozitohet në vendin tonë.

Qeveria kur futet në një procedurë për ratifikimin e një marrëveshje, deputetët duhet të njihen me të gjithë dokumentet, sipas ligjit, në nenin 17 pika 3, do të duhej të kishim dhe një sërë dokumentesh të tjerë, që janë edhe rezultatet e pritshme, efektet financiare, që nuk i kemi, dhe është detyrim ligjor, që të gjitha këto ky Kuvend duhet ti ketë, që ne të kuptojmë nëse bëhet fjalë apo jo për një kamp refugjatës. Cila është kostoja e një refugjati joshqiptar që do të vijë dhe të depozitohet në vendin tonë, media britanike ka nxjerrë edhe koston reale. Kërkohet mesatarisht 100 mijë paund për person, a mos ndoshta është duke u bërë ndonjë biznes në territorin shqiptar për të depozituar refugjatë këtu, me qëllim për të përfituar të gjitha shpenzimet”, tha më tej Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria kamp për emigrantët nga Britania? ‘Siguria’, zv. ministri: S’ka gjë të re

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike andi mahila enkejd alibeaj komisioni i sigurise 22 nentor 2021 andi mahila enkejd alibeaj komisioni i sigurise 22 nentor 2021

Sondazh

Poll