Sport

“Ja ku dallon tifozi nga injoranti”! Shpërthen partnerja e mbrojtësit të Milanit

22 Nëntor 2021, 12:38 Nga DOSJA

ITALI-Humbja ndaj Fiorentinës djeg te Milan,disfata e parë për kuqezinjtë në kampionat dhe tani sheh rivalët ti afrohen.

Tifozët kuqezi janë të irrituar dhe kanë bërë me faj portierin Tatarusanu dhe mbrojtësin Gabbia, por pas ofendimeve në rrjetet sociale, ka ndërhyrë partnerja e këtij të fundit. Federica Ruggieri ka sulmuar tifozët përmes një story në Instagram.

“Më vjen thellësisht turp që i përkas së njëjtës racë njerëzore të njerëzve injorantë dhe të frustruar, që shfryjnë zemërimin e tyre të ndrydhur ndaj djemve 20-vjeçarë, duke shkaktuar vetëm dëm. Futbolli është një lojë dhe duhet të mbetet e tillë, pavarësisht nga çdo performancë.

Të gjithë janë të lirë të shprehin mendimet e tyre, por ka një kufi: dinjitetin dhe respektin e çdo personi. Kjo është linja që e dallon një tifoz nga një injorant, kjo tregon se cili je ti”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gabbia milan gabbia milan

Sondazh

Poll