Sport

Lapo Elkann i shkruan Osimhenit: “Shërim të shpejtë, Napoli ka nevojë për ju…”

22 Nëntor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Lapo Elkann i shkruan Osimhenit: “Shërim të shpejtë, Napoli

ITALI – Goditja kokë më kokë mes Osimhen dhe Skriniar në “San Siro” i shkaktoi sulmuesit të Napolit: thyerje e mollëzës së majtë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale që do të kryejë, futbollisti nigerian të paktën do të ndalojë për një muaj, kohë në të cilën ish-lojtari i Lille do të mungojë edhe në disa ndeshje.

Trajneri Spalletti nuk do të ketë ‘princin’ e tij sulmues, Victor Osimhen, i cili ndërkohë shpreson të shërohet sa më shpejt.

Ndër urimet më të mira, sulmuesi i Napolit, ka marrë nga drejtuesi i Juventusit, Lapo Elkann: “Urime të mira dhe një shërim të shpejtë Osimhen. Napoli ka nevojë për ju. Edhe ne tifozët, që e vlerësojnë futbollin e mire, ju presim së shpejti në fushë”,- ka shkruar ai në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport drejtuesi i juventusit lapo elkann osimhen dhe skriniar sulmuesi i napolit trajneri spalletti victor osimhen drejtuesi i juventusit lapo elkann osimhen dhe skriniar sulmuesi i napolit trajneri spalletti victor osimhen

Sondazh

Poll