Sport

Osimhen duhet t’i nënshtrohet një operacioni, jashtë për të paktën një muaj

22 Nëntor 2021, 06:18 Nga DOSJA

ITALI – Një mbrëmje për t’u harruar për Napolin. Fillimisht nokauti në ‘San Siro’, që i mundëson Interit të ngushtojë diferencën në renditje, më pas lajmi: “Testet instrumentale që iu nënshtrua Victor Osimhen në fund të ndeshjes Inter-Napoli treguan fraktura të shumta të zhvendosura të orbitës dhe mollëzës së majtë,”- njoftoi klubi i kaltër në Twitter.

“Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe do të qëndrojë nën vëzhgim në spitalin Niguarda në Milano sonte”,- vijon postimi i Napolit.

Në njoftim nuk përmenden kohët e rikuperimit, por duke pasur parasysh ashpërsinë e dëmtimit dhe nevojën për operacion, është e lehtë të mendohet se sulmuesi do të jetë larg fushës për të paktën një muaj.

Dëmtimi i Osimhen u shkaktua nga një përplasje në ajër me Skriniar, i cili e detyroi nigerianin të largohej nga fusha gjatë pjesës së dytë. Pas ndeshjes, transferimi në San Raffaele për kontrollet rituale dhe më pas lajmi që asnjë tifoz nuk donte të dëgjonte: Osimhen do të operon dhe do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.

Në kalendar, sulmuesi nigerian sigurisht që do t’i mungojë me Lazion, Sassuolo dhe Atalanta në kampionat, si dhe ato me Sparak dhe Leicester në Europa League. Shpresa e Spallettit është ta ketë sulmuesin në dispozicion për ndeshjen e madhe me Milanin më 19 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lucciano spalleti nokauti në ‘san siro’ trajneri i napolit transferimi në san raffaele lucciano spalleti nokauti në ‘san siro’ trajneri i napolit transferimi në san raffaele

Sondazh

Poll