Sport

“Valceri” i pankinave: Pochetino te Manchester United, Zidane shkon te Paris SG!?…

22 Nëntor 2021, 09:50 Nga DOSJA
“Valceri” i pankinave: Pochetino te Manchester United, Zidane shkon

ANGLI – Mauricio Pochettino te Manchester United dhe Zinedine Zidane te Paris SG. Ky është thashethemnaja më e bujshme e tregut që qarkullon në Angli.

Sipas “Daily Mail”, trajneri argjentinas nuk është i lumtur në Paris, ku jeton në një hotel pa familjen e tij dhe është i lodhur nga një dhomë zhveshjeje e çrregullt dhe plot ego. Vendin e tij, sipas BBC, do ta zërë menjëherë Zinedine Zidane, i cili nuk është i interesuar të marrë përsipër detyrën e Solskjaer në “Old Trafford”.

Pochettino është një obsesion i vjetër i familjes Glazers, të cilët kishin menduar për të që në vitin 2018 për të zëvendësuar José Mourinho, por më pas zgjodhën Solskjaer, i shkarkuar të dielën pas humbjes 4-1 kundër Watford. Ish-trajneri i Tottenhami thuhet se është i lodhur duke menaxhuar një dhomë zhveshjeje, të dominuar nga personalitete të forta dhe shpesh në kontrast me njëri-tjetrin, si Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Një operacion jo i lehtë për t’u realizuar, sepse PSG duhet të kërkojë menjëherë një zëvendësues. Kështu në skenë hyn Zinedine Zidane, shumë i ngacmuar nga mundësia e stërvitjes së skuadrës nën Kullën Eifel, ndërkohë që nuk dëshiron të bashkohet me projektin e United, pavarësisht pranisë së Ronaldos dhe Varane, me të cilët triumfoi në kohën e Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mauricio pochettino te manchester united maurizio pochetino sipas “daily mail” trajneri argjentinas zidane njeriu i finaleve zinedine zidane zinedine zidane te paris sg zinedine zidane te real madrid mauricio pochettino te manchester united maurizio pochetino sipas “daily mail” trajneri argjentinas zidane njeriu i finaleve zinedine zidane zinedine zidane te paris sg zinedine zidane te real madrid

Sondazh

Poll