Sport

Një 18-vjeçar nxjerr nga telashet Romën, Sheva debuton me humbje në stolin e Genoas

21 Nëntor 2021, 22:05 Nga DOSJA
Një 18-vjeçar nxjerr nga telashet Romën, Sheva debuton me

ITALI- Duhet të vinte një 18-vjeçar nga stoli për të shpëtuar “lëkurën” e Mourinhos dhe të Romës. Në javën e 13-të të Serie A, Roma merr një fitore me sforco përballë Genoas me shifrat 2-0,ndërsa Shevchenko debuton me humbje në takimin e tij të parë si trajner.

Marash Kumbulla e nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërsa u zëvendësua në minutën e 87′. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në të dytën, Afena-Gyan hyri në lojë në minutën e 74′ dhe ganezi shënoi dy golat e fitores në minutat 82′ dhe 94′.

Kështu, Roma kthehet te fitorja pas dy ndeshjesh dhe ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë. Ata kaluan kështu Lazion, Juventusin dhe Fiorentinën dhe qëndrojnë vetëm 3 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport genoa roma genoa roma

Sondazh

Poll