Sport

Cristiano Ronaldo përshëndet Solskjaer: postimi portugezit prek tifozët e United…

22 Nëntor 2021, 10:56 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo përshëndet Solskjaer: postimi portugezit prek

ANGLI – Ai ishte fillimisht shoku i tij i skuadrës dhe më pas trajneri i tij te Manchester United. I shkarkuari Ole Gunnar Solskjaer është protagonisti i postimit të fundit në rrjetet sociale i publikuar nga Cristiano Ronaldo.

Ish-futbollisti i Juves së fundi, i ka kushtuar fjalë dashurie mikut të tij, të cilat shpejt u përhapën në internet.

Kampioni portugez ka bashkangjitur edhe dy foto: e para, e disa kohëve më parë, kur luanin bashkë në “Old Trafford” dhe e dyta, e portretizon atë me ish-trajnerin.

“Ai ishte sulmuesi im, kur mbërrita në “Old Trafford” dhe ka qenë trajneri im që kur u ktheva në Man.United. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e jashtëzakonshme. I uroj atij më të mirën në çdo gjë që i ka sjellë jeta e tij. Suksese miku im! E meriton!,”- ka shkruar Cristiano Ronaldo në përshëndetjen e tij për Solskjaer.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cristiano ronaldo demtohet cristiano ronaldo juventusi te manchester united. manchester united më pas trajneri i tij ole gunnar solskjaer cristiano ronaldo demtohet cristiano ronaldo juventusi te manchester united. manchester united më pas trajneri i tij ole gunnar solskjaer

Sondazh

Poll