Sport

E shpëtoi nga humbja, Mourinho ka gati dhuratën për lojtarin: Do t’i blej këpucë…

22 Nëntor 2021, 12:16 Nga DOSJA
E shpëtoi nga humbja, Mourinho ka gati dhuratën për lojtarin: Do

ITALI-Felix Afena-Gyan ishte protagonisti i fitores së Romës në Marassi ndaj Genoas. Dy golëshi i 18-vjeçarit rezultoi fatale për Shevchenkon që debutoi me humbje në stolin xhenovez.Tekniku portugez i dha besim dhe futbollisti ia shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai puthi stemën,u pushtua nga dashuria e shokëve të skuadrës dhe më pas ia kushtoi emocionet e mbrëmjes dhe kënaqësinë për paraqitjen një personi të caktuar: “Këto dy gola dhe këtë fitore dua t’ua kushtoj shokëve të mi, por mbi të gjitha imja nënës qëë ndodhet në Ganë.

Në fund të ndeshjes, Jose Mourinho i ka bërë një premtim talentit të Romës. Një inkurajim që do ta detyrojë të fusë dorën në xhep dhe të derdhë para për të mbajtur fjalën: “I kam premtuar se do t’i blej Felix-it këpucët që i pëlqejnë më shumë – theksoi Mourinho gjatë intervistës me DAZN – duket se janë shumë të shtrenjta. … Mendoj se kushtojnë 800 euro”.

I buzëqeshur dhe i qetë krahasuar me të dielat e tjera, Mourinho shpjegon me ironi se çfarë fshihej pas atij ngazëllimi euforik të lojtarit, i cili vrapoi për ta përqafuar në pankinë. “Kjo është arsyeja pse ai vrapoi mbi mua dhe më tha të mos harroj atë që i kam premtuar – shtoi Mou – “Nesër në mëngjes gjëja e parë që bëj është t’i blej këpucët e tij”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll