Sport

Super Feliksi që ‘shpëtoi’ Romën, merr mesazhin: “Të dua biri im. Ti je heroi im”!

22 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA

ITALI – Feliksi ‘shpëtoi’ Romën. I futur në minutën e 75-të në vend të Shomurodovit, 18-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes me një dopiedë të shënuar në çerek ore e fundit të ndeshjes ndaj Genoas, që i dha tre pikët skuadrës së Mourinhos.

Në fund të ndeshjes, djaloshi ia ka dedikuar golat nënës së tij, që jeton ende në Ganë dhe që ka kohë që nuk e ka parë: “Këto gola ua dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve, por veçanërisht nënës sime që është ende në Ganë dhe e përshëndes. Përshëndetje mami, të dua!”

Përgjigja e nënës mbërriti shpejt po përmes rrjeteve sociale, një mesazh që i emocionoi të gjithë romanët: “Të dua biri im. Ti je heroi im, unë jam vërtet krenare për ty”,- janë fjalët e nënës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 18-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes është ende në ganë feliksi 'shpëtoi' romën josé mourinho të romës ndaj genoa romë ndaj verdhekuqve të jose mourinhos 18-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes është ende në ganë feliksi 'shpëtoi' romën josé mourinho të romës ndaj genoa romë ndaj verdhekuqve të jose mourinhos

Sondazh

Poll