Sport

Ka humbur shënjestrën me Kombëtaren, Uzuni me Ferencvaros është një “snajper”

21 Nëntor 2021, 19:54 Nga DOSJA
Ka humbur shënjestrën me Kombëtaren, Uzuni me Ferencvaros

HUNGARI-Myrto Uzuni nuk di të ndalet në kampionatin hungarez. Sulmuesi i Kombëtares vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë dhe të jetë lideri i Ferencvaros. Në takimin fituar me shifrat 3-0 ndaj Mol Fehervar, sulmues 26-vjeçar shënoi golin e fundit të takimit.

Një formë mjaft e mirë për sulmuesin kuqezi që është kthyer në një ndër lojtarët kyç të Ferencvaroshit duke kontribuar jo pak me golat e tij. Duhet thënë se në 13 javë kampionat Uzuni ka shënuar 6 gola.

Megjithatë në Kombëtare, Uzuni nuk po kalon një moment të mirë ku është kritikuar shumë për rastet e humbura, ndërsa goli i tij i fundit me Shqipërinë daton në shtator të këtij viti në fitoren 5-0 me San Marinon.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ferencvaros uzuni ferencvaros uzuni

Sondazh

Poll