Sport

Frikë për Osimhen, goditje në sy dhe përfundon në spital: “Nuk mund të shihte më”

21 Nëntor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Frikë për Osimhen, goditje në sy dhe përfundon në

ITALI-Dëmtimi i Victor Osimhen ishte i frikshëm. Imazhet janë rrëqethëse. Sulmuesi i Napolit, i goditur aksidentalisht në syrin e majtë në duelin me Skriniar, u detyrua të largohej nga fusha dhjetë minuta pas pjesës së dytë.

Për ironi, goli i tretë i Interit erdhi menjëherë pas largimit të tij. Sulmuesi i Napolit u përpoq të rezistonte, por ënjtja në sy bëri që lojtari të dorëzohej.“Kur mori goditjen, syri iu fry shpejt, nuk mund as të shikonte”, ishin fjalët e Spalletit pas ndeshjes.

Ai u dërgua më pas në spitalin Niguarda në Milano për të parë më nga afër dëmtimin e tij,ndërkohë që pritet në orët në vazhdim që klubi i Napolit të dalë me një komunikatë për të sqaruar dëmtimin e nigerianit.Dinamika e aksionit sqaron se çfarë ka ndodhur dhe se si në realitet ndërhyrja e mbrojtësit zikaltër nuk ka qenë e qëllimshme.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter napoli osimhen inter napoli osimhen

Sondazh

Poll