Sport

Plas te Partizani/ “Mos u merr me ne, shiko ekipin”! Tifozët kontestojnë Olsi Ramën

21 Nëntor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Plas te Partizani/ “Mos u merr me ne, shiko ekipin”! Tifozët

TIRANË-Atmosfera te Partizani nuk është ajo më e mira, për të mos thënë që në këtë pikë të kampionatit është më e vështirë se kurrë. Të kuqtë ende nuk kanë gjetur stabilitetin e duhur dhe kjo reflektohet në rezultate ku skuadra e Ilir Dajës ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 9 pikëve.

Ditën e djeshme skuadra kryeqytetse nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lacit. Kështu, në përfundim të ndeshjes, kur lojtarët janë afruar për të përshëndetur tifozët, kanë nisur thirrjet “ik, ik”, ndërsa janë kontestuar drejtori Olsi Rama dhe tekniku Ilir Daja.

Tifozët kërkuan llogari e kjo shtyu Ramën që të shkonte pranë tyre që t’u përgjigjej. Në atë moment, nuk u shmang tensioni, pasi ndërsa Rama fliste me një grup tifozësh duke kërkuar që të mbështetnin ekipin e të mos e kontestonin, disa të tjerë nuk ngurruan të shprehnin pakënaqësinë ndaj drejtuesit.

“Po pse me tifozët do merresh ti? Ik merru me ekipin”, ishte përgjigja e një prej tifozëve, më pas u desh ndërhyrja e stjuardëve për të ndalur disa tifozë të cilët për pak sa nuk zbritën në fushë që të konfrontoheshin fizikisht me të.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll