Politike

Basha humbet qetësinë, kapet keq me gazetarin: Le tani, mos bëj cicë mice me mua (VD)

19 Shkurt 2019, 10:54 Nga DOSJA
Basha humbet qetësinë, kapet keq me gazetarin: Le tani, mos bëj

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në përfundim të takimit që zhvilloi me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani. (Lexo këtu). Para gazetarëve, Basha shpjegoi arsyet pse opozita po djeg mandatet. Gjatë fjalës, Basha u kap me një nga gazetarët e pranishëm, që i ktheu fjalën.

“S’jemi në shtet demokratik. Qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo që bëri Rama për të mbrojtur Dakon. Po lëri këto tani, mos të bëjmë cicë-mice tani. Jemi në gjendje shumë të rëndë për të bërë cicë-mice bashkë. Xhafaj iku për shkak të luftës së klaneve se rrëzoi Vangjush Dakon.”-tha Basha.

Ditën e sotme, Lulzim Basha takoi kryetarin e Këshillit Kombëtar për djegien e mandateve të opozitës. Pas takimit u ra dakord që Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të vijojë puna për djegien e mandateve.

Dy ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha bëri me dije se PD do të djegë mandatet, vendim që u mbështet edhe nga grupi parlamentar i demokratëve, si edhe aleatët, LSI, PR e LZHK. (Lexo ketu). Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shfaqur i palëkundur dhe ka thënë se nuk mendon të japë dorëheqjen. (Lexo ketu)

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha replike me gazetaret djegia e mandateve te opozites lulzim basha basha replike me gazetaret djegia e mandateve te opozites lulzim basha

Sondazh

Poll