Sport

Immobile në ‘Olimpico’, lot dhe buzëqeshje: “Mirë se erdhe në histori”!

21 Nëntor 2021, 06:45 Nga DOSJA

ITALI – Ciro Immobile qan dhe buzëqesh. Me një fjalë: emocione. Ai nuk zbriti në fushën e ‘Olimpico’-s për shkak të një dëmtimi muskulor, por gjithsesi zbriti në fushë në një ceremoni për t’u nderuar.

Ishte festa e rekordit të golave të shënuar ​​në fanellën ‘biancoceleste’: 161. Ishte premtuar ditë më parë, pasi rekordi i legjendës Silvio Piola ishte kaluar.

Stadiumi pothuajse ishte i mbushur (sipas rregulloreve aktuale), një skenë ideale për t’i bërë homazhe dhe nderuar Ciron e madh, ‘bomberin’ rekordmen të Lazios.

‘Curva Nord’ i kushton atij një përshëndetje të veçantë, Ciro falenderon dhe preket. Një përkulje për fansat, të cilët e kanë mbështetur dhe duartrokitur gjithmonë. Pankarta i thonte të gjitha: “Mirë se erdhe në histori”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ciro immobile qan lazio në fushën e ‘olimpico’-s në një ceremoni për t'u shpërblyer një dëmtimi muskulor përshëndetje të veçantë rekordi i legjendës silvio piola ciro immobile qan lazio në fushën e ‘olimpico’-s në një ceremoni për t'u shpërblyer një dëmtimi muskulor përshëndetje të veçantë rekordi i legjendës silvio piola

Sondazh

Poll