Sport

Lacio nuk shënon pa Immobile. Por për Sarrin, ‘KO’ me Juven erdhi nga penalltia…

21 Nëntor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Lacio nuk shënon pa Immobile. Por për Sarrin, ‘KO’ me

ITALI – Lazio vuan më shumë se sa pritej nga mungesa e Ciro Immobile dhe ndaj Juventusit arriti një humbje 2-0, që komplikon pozicionet e renditjes së Maurizio Sarrit. Skuadra ‘biancoceleste’ krijoi dhe luajti, e zotëroi topin, por praktikisht nuk arriti të ishte e rrezikshme në zonën e portës.

Vetë trajneri i nënvizoi meritat e lojtarëve të tij, megjithatë, duke njohur shumë mangësi në 10 metrat e fundit të fushës, që bëjnë diferencën edhe në rezultat.

Për ta arritur atë, të paktën sipas interpretimit të tij, ndikuan edhe disa vendime të gjyqtarëve dhe mbi të gjitha VAR-i padyshim i dyshimtë: “Penalltia e parë është një dhuratë, një çmenduri e VAR-it”,- ka deklaruar trajneri.

Ai që foli pas ndeshjes, nga kampi kryeqytetas ishte edhe mesfushori Mattia Zaccagni, i cili nga ana e tij, pa një Lazio të mirë ndaj Juventusit, por të dënuar nga episodet. Dhe nga shumë e shumë pasaktësi nga ana e sulmuesve të tij, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio vuan më shumë maurizio sarrit meritat e lojtarëve të tij mesfushori mattia zaccagni mungesa e ciro immobile skuadra ‘biancoceleste’ lazio vuan më shumë maurizio sarrit meritat e lojtarëve të tij mesfushori mattia zaccagni mungesa e ciro immobile skuadra ‘biancoceleste’

Sondazh

Poll