Sport

Barça e Xavit nis me fitore në derbi, mjafton një penallti e Depay-t

20 Nëntor 2021, 22:18 Nga DOSJA
Barça e Xavit nis me fitore në derbi, mjafton një penallti e

SPANJË-Xavi debuton me fitore në ndeshjen e parë në stolin e Barcelonës pasi mposhti në derbi Espanyolin me rezultatin 1-0.

Në pjesën e parë ekipi i Xavit nuk ja doli dot të zhbllokonte rezultatin pavarësisht mundësive të shumta që pati. Paqartësia përballë portës bëri që rrjetat të qëndronin të paprekura në 45 minutat e para.

Ndërkohë, golin e parë dhe të vetëm të takimit e shënoi Memphis Depay në minutën e 48′ me anë të një 11-metërshi. Holandezi goditi në mesin e portës duke e bërë të pamundur pritjen për Diego Lopez.

Kështu, Xavi rikthen Barcelonën te fitorja pas katër javësh. Ata ngjiten në vendin e gjashtë me 20 pikë, 7 më pak se Real Madridi që ka edhe një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona depay barcelona depay

Sondazh

Poll