Sport

VIDEO/ Florian Markut pas fitores: “Dua të luftoj në Tiranë, dua në ring Conor Benn”

21 Nëntor 2021, 05:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Florian Markut pas fitores: “Dua të luftoj në

ANGLI – Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur me pikë pas tetë raundesh me vendim të gjyqtarëve kundërshtarin e tij francez Lorick Luisetto.

Pas ndeshjes Marku ishte i emocionuar: “Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një përballje e vështirë, por ai nuk është në nivelin timin. Sonte tentova KO, por nuk e arrita. Ishte një kundërshtar i fortë.  Unë mundohem t’i kënaq fansat, i bëj ndeshjet që ata të kënaqen”,- ka thënë fillimisht ai, duke shtuar se i ka kërkuar të ndeshet edhe kampionit aktual, Conor Benn, por edhe me boksierët e tjerë britanikë.

“Ju e dini se çfarë duelesh dua, Conor Benn është frikacak. Ai nuk do të ndeshet kurrë me mua. Do të luftoj me të gjithë që më afrojnë afër titullit botëror. Të gjithë boksierët britanikë, apo nga e gjithë bota, m’i sillni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë. Do e lë shpirtin në ring”,- deklaroi Marku.

Në fund, ai ka thënë se dëshiron të luftojë në Tiranë, ndërsa mendjen e kishte te gruaja e cila pritet të lind së shpejti. “Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua shumë. Ka katër vite që nuk luftoj atje. Shpresoj që gruaja ime ende nuk ka lindur, sepse ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ju dua”,– përfundoi Marku pas triumfit të radhës.

?️? “Conor Benn is a coward!”@FlorianMarku92 coming for Tirana! ???

? #FightNightLondon | @SkySportsBoxing | @boxxer pic.twitter.com/To3NgwebKs

— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) November 20, 2021

B.T (Dosja.al) 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armand marku boksieri shqiptar dëshiron të luftojë në tiranë florian marku ishte i emocionuar wembly armand marku boksieri shqiptar dëshiron të luftojë në tiranë florian marku ishte i emocionuar wembly

Sondazh

Poll