Sport

Këndojnë “Kanarinat”, Rashica fiton “derbin” me Brojën, Gerrard debuton me fitore

21 Nëntor 2021, 05:48 Nga DOSJA
Këndojnë “Kanarinat”, Rashica fiton “derbin”

ANGLI – Dy trajnerë kanë debutuar në javën e 12-të të Premier League dhe për rastësi, si Dean Smith në pankinën e Norwich, por edhe Steven Gerrard në atë të Aston Villas, kanë qenë të suksesshëm dhe skuadra e drejtuara prej tyre kanë triumfuar.

Derbin e shqiptarëve në “Carrow Road”, e fitoi Milot Rashica ndaj Armando Brojës, pasi Norwich mposhti 2-1 në fushën e vet Southampton. Edhe pse Adams (4’) kaloi miqtë në epërsi, ishin “Kanarinat” ato, që u drejtuan për herë të parë në stol nga Dean Smith, që përmbysën gjithçka falë golave të Pukki (7’) dhe Hanley (79′).

Rashica e nisi takimin si titullar dhe u zëvendësua në minutën e fundit, ndërsa Broja u fut në fushë në minutën e 57-të, duke mos ia dalë të ndihmojë “Shenjtorët” të evitojnë humbjen.

Sakaq Aston Villa fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Brighton. Miqtë rezistuan mirë deri gjashtë minuta nga fundi, por ekipi i Steven Gerrard realizoi golat fitores me anë të Watkins (84’) dhe Mings (89’). Ishte këto tri pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën nga Birminghami dhe suksesi i parë si trajner në Premier League për ish-kapitenin e Liverpool.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea kampione e europa league dean smith në pankinën e norwich derbin e shqiptarëve në “carrow road” pankinën e norwich sakaq aston villa skuadrën nga birminghami steven gerrard në atë të aston villas chelsea kampione e europa league dean smith në pankinën e norwich derbin e shqiptarëve në “carrow road” pankinën e norwich sakaq aston villa skuadrën nga birminghami steven gerrard në atë të aston villas

Sondazh

Poll