Politike

Shkarkohet në mungesë sekretarja e PD-së në Sarandë, Qurku: Shihemi në 11 dhjetor

20 Nëntor 2021, 19:07 Nga DOSJA
Shkarkohet në mungesë sekretarja e PD-së në Sarandë,

SARANDË – Sekretarja e degës së Partisë Demokratike të Sarandës Matilda Qurku është shkarkuar në mungesë. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj dege për diskutimin e masave që do të merren për organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 18 dhjetor, Qurku mësoi se njëri prej anëtarëve të degës se është shkarkuar për mospjesëmarrje në këtë mbledhje.

Ajo dha lajmin në rrjetet sociale, ndërsa u justifikua se mungoi për arsye familjare. Megjithatë, Qurku konfirmoi se do të marrë pjesë në Kuvendin 11 dhjetorit të thirrur nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Edhe pse nuk ka marrë njoftim zyrtar për shkarkimin e saj, ish-sekretarja e PD-së në Sarandë komenton se ndihet e nderuar nga shkarkimi pasi “zgjodhi të jetë në krah të demokratëve të vërtetë, dhe jo servile”.

POSTIMI I MATILDA QURKUT

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dega e pd ne sarande kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit dega e pd ne sarande kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll