Politike

8-vjetori i vdekjes së Sokol Olldashit, miqtë e kujtojnë: S’do veproje si Basha…!

20 Nëntor 2021, 17:11 Nga DOSJA
8-vjetori i vdekjes së Sokol Olldashit, miqtë e kujtojnë:

TIRANË– Sot mbushen 8 vite nga ndarja nga jeta e deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, për të cilin janë kujtuar të gjithë kolegët e tij. Miqtë e tij më të afërt, bashkëpunëtorët e tij, e kanë kujtuar me postime, duke i publikuar foton dhe një histori që kanë pasur me të. Miku i tij Ritvan Bode i ka dedikuar një poezi që e ka publikuar në Facebook, ndërsa deputeti demokrat Lefter Gështenja tregon se ditën e aksidentit kishin pirë së bashku kafen e fundit.

POEZIA E RITVAN BODES:
Sokol!
Te te shikoja, desha sot,
Ne diten kur ti u nise,
Kur tines ike nga kjo bote,
Dhe boten qesendise.
Te te llafosja doja shume,
Por heshtja jote step
Kjo bote vec gryen si nje lume,
Ti bardhesisht je mbret.
Ndaj doren zgjata si gjithnji
Nen plisin qe di vec une,
Mora cigaren qe drodhe ti,
…dhe lotet rrodhen lume.
Mos qesh, mos shih me qesendi,
Nga dhimbja qe ndjej une,
Eshte mall, sa mall, o Perendi,
Qe plas, qe can dhe gure.

Olldashi ndërroi jetë pas një aksidenti të ndodhur në orën 21:20 në Krrabë të Tiranës. Makina e deputetit përfundoi në humnerë, në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sokol olldashi vdekja e sokol olldashit sokol olldashi vdekja e sokol olldashit

Sondazh

Poll