Politike

Tragjedia në Velipojë, Rama:Të mbarojë historia e atyre që vijnë për të marrë plazhe

20 Nëntor 2021, 12:41 Nga DOSJA
Tragjedia në Velipojë, Rama:Të mbarojë historia e atyre

DURRËS– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se ndarja e plazheve duhet të bëhet me kritere shumë strikte. Sipas tij kjo parandalon tragjeditë e mundshme, si ajo që ndodhi në Velipojë ku humbë jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.


Rama: Ndarja e plazheve duhet të bëhet me kritere shumë strikte dhe duhet të mbarojë historia e atyre që vijnë nga ana tjetër e vendit për të marrë plazhe. Hotelet që janë në vijën e parë kanë të drejtë ta shfrytëzojnë përkundër taksës që i paguajnë bashkisë. Pasi krijohen situata dramatike siç ndodhi vjet. Bashkitë bëjnë ndarjen , duhet të garantojnë njerëzit që janë kontribuuesit e tyre. Kriteret duhet të jenë të mirë përcaktuara. Asnjë numër koshash nuk përballon dot fluksin e mbetjeve nëse nuk ka ndarje. Besoj që bizneset në bregdet duhet të taksohen me shumë për pastrimin. Problematika me serioze nuk e krijojnë familjet, por bizneset sepse kanë një volum mbetjesh që nuk ka kazan që i mban. Zgjidhja në teori është e thjeshtë. Po të ecësh një orë në Paris është mbushur me thasë se sepse bizneset kanë një orë të caktuar ku duhet të nxjerrin thasët e zi. Nuk ka shans që një biznes të marrë thasët e vet e ti çojë tek kazani sepse aty krijohet kolapsi që shohim në qytetet tona. Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll