Politike

VD-“Mund të eleminojmë 5pika grumbullimi të mbetjeve”, Ademi: Problem dhe fasoneritë

20 Nëntor 2021, 14:32 Nga DOSJA
VD-“Mund të eleminojmë 5pika grumbullimi të

DURRËS -Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama ndihmë për problematikën e grumbullimit të mbetjeve inerte në qytetin e Shkodrës. Në takimin e zhvilluar me kryetarët e bashkive bregdetare të Shqipërisë, Ademi kërkoi që të mbyllen  pikat informale të grumbullimit të mbetjeve në qytetin që drejton.

Ndërkohë, ajo theksoi se janë kthyer në shqetësim jo vetëm pikat e grumbullimit të mbetjeve buzë lumenjve, por dhe të fasonerive.


“Ne në Shkodër kemi pika të grumbullimit buzë lumenjve. Kemi problematikë, jo vetëm se i ndot lumenjtë. Ne kemi probleme me disa subjekte të fasonierisë, kemi gjobitur me nga 200 mijë lekë. Nuk kemi një sistem monitorimi, ne në fakt na rezulton që para dy javësh duke u ngjitur në kala, pamë grumbuj mbetjesh fasonerie. Kemi probleme me monitorimin, kemi vendosur një sistem kamerash. Mendoj që angazhimi për monitorimin e makinave që transportojnë inerte. Shkodra është shumë e madhe. Mund të eleminojmë edhe 5 pika nga 15 që kemi patur mbetje buzë lumenjve që janë inerte dhe urbane. Kemi angazhuar punonjës sezonalë, përveç plazheve kemi dhe lumenjtë. Kemi angazhuar punonjës 6 mujor që të mbajmë një territori të pastër. Përfundojnë tek derdhja e Bunës”, deklaroi Ademi.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha takim me kryebashkiakët edi rama pastrimi i mbetjeve voltana ademi basha takim me kryebashkiakët edi rama pastrimi i mbetjeve voltana ademi

Sondazh

Poll