Politike

“Nuk ka këtu para të botës”, Rama në Vaqarr: Ne themi fjalën e fundit për…

20 Nëntor 2021, 16:56 Nga DOSJA
“Nuk ka këtu para të botës”, Rama në Vaqarr: Ne

TIRANË – Kryeministri Rama u shpreh se asnjë para e huaj e dërguar për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmetet nuk kalon nga qeveria shqiptare, por ajo thjesht thotë fjalën e fundit në miratimin e projekteve të propozuara. Ai theksoi se nuk ka “para të botës”.

I pranishëm sot në Vaqarr së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, kreu i qeverisë theksoi se 33 mijë familje të prekura nga tërmeti kanë tashmë asete që kushtojnë më shumë se asetet e mëparshme që u shkatërruan nga tërmeti.

“Mund të gjendet plot gjëra për të kritikuar por në këtë rast procesi ka qenë shembullor. Këto që deri tani janë ndërtuar, së bashku me shkollat, janë ndërtuar 100% me të ardhurat e buxhetit përfshirë edhe disa kontribute. Nuk ka këtu para të botës.  Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vëna në dispozicion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë. Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin. Duhet të ndjehemi mirë që kemi arritur të bëjmë diçka që askush nuk e imagjinonte gjatë asaj tragjedie. Sot 33 mijë familjet që u prekën nga tërmeti kanë asete që  vlejnë më shumë nga çfarë kishin para tërmetit. Po bëjmë të mundur që ata që u goditën të ngrihen më të fortë. Janë vetëm 177 familje në çadër dhe marrin bonusin e qirasë dhe rrinë aty sepse nuk duan të largohen nga vendi i tyre, gjëja e gjallë. Besoj se kemi të gjitha arsyet që ta shohim me optimizëm të nesërmen dhe vitin e ardhshëm do të pastrojmë të gjitha gjurmët e tërmetit për familjet”, deklaroi kryeministri Edi Rama në Vaqarr.

Shefi i qeverisë dhe kryebashkiaku Veliaj bënë dorëzimin e bllokut të parë të banesave në zonën e rindërtuar të Vaqarrit për familjet që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rindertimi i shtepive rindertimi nga termeti i 26 nentorit vaqarr edi rama rindertimi i shtepive rindertimi nga termeti i 26 nentorit vaqarr

Sondazh

Poll