Politike

VD-Menaxhimi i mbetjeve! Rama:Qytetarët hedhin mbeturina nga mjetet, duhen gjobat

20 Nëntor 2021, 12:09 Nga DOSJA
VD-Menaxhimi i mbetjeve! Rama:Qytetarët hedhin mbeturina nga mjetet, duhen

DURRËS– Në një takim me kryebashkiakët, të mbajtur në Durrës, kryeministri Edi Rama kërkoi nga secili prej tyre që ta nisnin nga vetja. Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve, pasi i hedhin nga dritarja e makinës. Rama shtoi se duhet një qasje më agresive në lidhje me ndotjen e mjedisit.


Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë përgjithësisht se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe biznesit. Në vend që të fillojnë nga vetja, e fillojnë direkt me fjalinë ne paguajnë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Kontributet përmes tarifave të pastrimit të familjarëve dhe bizneseve janë në kostot e pastrimit për bashkitë. Kjo bën që nga njëra anë bashkitë të përballojnë me fonde ekstra nga ana tjetër të keni territore të pastruara edhe qeveria të jetë detyruar të rishikojë të gjithë skemën e funksionit të këtij procesi. Atyre që në vend ta fillojnë nga vetja, sesa shumë e kanë ndotur duke hedhur plehrat e fillojnë m formulën vini gjoba, ose s’ka kosha, plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat, sepse nuk ka kosha në rrugë kombëtare të asnjë vendi.

Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshëria të mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin. Nga duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Pastrimi do të jetë i pari. Aspekti tjetër ka të bëj me mbështetjen që do t’u japim ne bashkive. Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat. Në fund të ditës kjo nuk funksionon në rast s policia e shtetit nuk përfshin krimin mjedisor si pjesë të punës së përditshme.’- u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës edi rama rama në durrës

Sondazh

Poll