Politike

VD-“Të bëhet mbetja e diferencuar për të gjithë territorin”, Ademi: Deri në mars…

20 Nëntor 2021, 14:44 Nga DOSJA
VD-“Të bëhet mbetja e diferencuar për të gjithë

DURRËS – Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kërkoi nga qeveria që koston shtesë për mbetjen e diferencuar në të gjithë territorin ta ndajnë përgjysmë bashkitë me shtetin.

Në takimin e kryebashkiakëve të qyteteve bregdetare me kryeministrin Ramanë Durrës, Ademi theksoi se monitorimi i grumbullimit të mbetjeve është shqetësues gjatë verës, ndërsa tregoi deri në muajin mars bashkia e Shkodrës do të bëjë rivlerësim për mbledhjen e mbetjeve në çdo shtëpi.


“Në Shkodër kemi nisur të mbulonin 69% të territorit me shërbim, tani kemi 85% të territorit. Ne vërejmë që ka probleme me kontrata dhe me kontraktorët. Kemi bërë studim që lidhet me kosto. Ne mbulojmë kostot e shërbimit në 91% të territorit. Kemi rritur monitorimin në pikat ku mbledhim mbetjet. Kemi rritur frekuencën. Në pikun e verës kemi probleme. Mendoj se ajo që tha kryebashkiaku i Lezhës, ne duhet të rrisim kontrollet në orare. E kemi ndarë qytetin në 3 zona. E japim shërbimin 2-3 herë në javë deri në Theth. E kam thënë, dhe ndoshta po insistoj. Do bëjmë një rishikim të planit të menaxhimit të mbetjeve. Deri në muajin mars do kemi një rivlerësim për mbledhjen derë më derë. Mund të ketë kosto më të lartë. Ky vlerësim mendojmë se do e bëjmë gati deri në muajin mars që të shohim se sa do të rritet kostoja. Do të kemi gjithmonë ata që i hedhin plehrat jashtë koshit. Ndoshta ndihma për bashkinë e Shkodrës, nuk do të duhet të verifikohet për shërbimin e kryer pasi e mbulojmë koston. Por nëse bëjmë mbetjen e diferencuar për gjithë territorin, i kam kërkuar ministres që koston shtesë ta ndajmë përgjysmë. Kanë rezultuar të paefektshme pilotimet”, u shpreh kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në takimin e zhvilluar sot në Durrës.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama grumbullimi i mbetjeve voltana ademi edi rama grumbullimi i mbetjeve voltana ademi

Sondazh

Poll