Politike

VD-Rama: Shkuam për të luajtur basketboll, më erdhi inspektori në hotel për një lule

20 Nëntor 2021, 12:35 Nga DOSJA
VD-Rama: Shkuam për të luajtur basketboll, më erdhi inspektori

DURRËS– Gjatë takimit të zhvilluar me kryebashkiakët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka treguar edhe një histori të tijën personale në kohën kur ai ishte një lojtar profesionist basketbolli. Rama tregon historinë kur ai dhe lojtarët e tjerë të ekipit kishin shkuar jashtë Shqipërisë për të marrë pjesë në një lojë basketbolli. Njëri prej tyre, duke kaluar në një park kishte këputur një lule aty pranë dhe fill pas këtij veprimi në dhomat e hotelit ku ata qëndronin kanë mbërritur forcat e policisë.


‘Kusurin më të madh këtu e kanë individët që e bëjnë të pamundur këtë beteje. Imagjinoni një moment kur një qytetar një Gjermani apo Francë të hidheshin plehrat nga dritaret e makinave, nuk do të mjaftonin ushtritë që mund të pastronin. Po ju tregoj një episod që kam të fiksuar në kokë që nga koha e komunizmit kur kemi shkuar të luajmë basketboll jashtë vendit edhe kemi kaluar në një park dhe dikush nga ne ka këputur një lule, aty s’kishte as policë, në hotel nga ka ardhur inspektori dhe pastaj mësuam që denoncimi ishte bërë nga një qytetar për një lule të këputur në anë të rrugës kishte lajmëruar policinë, ata kishin marrë të dhënat dhe na kishte ardhur në hoteli për një lule. Nuk është cështje policie, ushtrie, cështje gjobash është cështje vetëdijesh qytetarësh, nuk duhet të heshtësh nëse shikon njerëz që bëni krime mjedisore, qytetarët të fotografojnë dhe të denoncojnë ata që bëjnë krime mjedisore.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës edi rama rama në durrës

Sondazh

Poll