Politike

‘Nuk ka mbështetje speciale nga ne’,Rama-kryebashkiakëve: Ndiqni shembullin e Lezhës

20 Nëntor 2021, 12:30 Nga DOSJA
‘Nuk ka mbështetje speciale nga ne’,Rama-kryebashkiakëve:

DURRËS– Kryeministri Edi Rama cilësoi dhe një herë Bashkinë e Lezhës si një shembull që duhet ndjekur nga bashkitë e tjera. Nga Durrësi, kreu i qeverisë tha se bashkia nuk ka asnjë taksë marramendëse për pastrimin si dhe nuk merr asnjë mbështetje speciale nga qeveria mirëpo ka një skemë e cila garanton një kuotë pozitive.


‘ Vitin e ardhshëm do të fillojmë me katër zonat më kritike për të vijuar me zonat bregdetare. Por ka një tjetër arsye për të reflektuar sepse kemi një model që e bën më shqetësues situatë që tregon që përtej të gjitha shtrëngimeve financiare, lidershipi i Bashkisë dhe organizimi luan një rol që mund të arrijë deri në pikën që mund t’i kapërcejë këto probleme. Në Bashkinë e Lezhës kemi pasqyre ndryshe nga pjesa tjetër dhe as nuk ka ndonjë taksë marramendëse për pastrimin apo mbështetje speciale nga qeveria. Por ka një skemë organizimi përmes së cilës arrin të garantojë, ndoshta jo 100 % të shkëlqyer, por është një kuotë të lartë pozitive.Sezonin e ardhshëm është mirë të adresojmë edhe problemin e pastrimit të plazheve. Është e domosdoshme që sëbashku të adresojmë edhe aspektin e ndëshkimit, gjobave. Por në fund të ditës i gjithë ky zinxhir nuk funksionon nëse Policia e Shtetit nuk e përfshin krimin mjedisor si pjesë e punës të përditshme dhe vazhdon të ketë dobësi”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës edi rama rama në durrës

Sondazh

Poll