Politike

ULTIMATUM, Kumbaro: Deri më 30 nëntor afat për dorëzimin e koordinatave të plazheve

20 Nëntor 2021, 13:00 Nga DOSJA
ULTIMATUM, Kumbaro: Deri më 30 nëntor afat për dorëzimin e

DURRËS-Ministrja e ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ka vendosur ultimatum kryebashkiakëve deri më datën 30 nëntor të përcaktojnë me koordinata të sakta ndarjen e territoreve në bregdet, kujt i takon privatit dhe pjesën publike.

Kumbaro: Ta parashikojmë sa më mirë territorin të gjitha bashkitë e bregdetit deri më 30 nëntor duhet të kenë dorëzuar në ministrinë së Turizmit dhe mjedisit me koordinata të sakta hapësinore të gjitha territoret, ndarjen e plazheve të destinuara nga plazhet publike dhe plazhet private. Jeni ju që i caktoni, nuk i cakton ministria e Turizmit, ju e ndani cili është plazh publik dhe cili i jepet për menaxhim privatit. Vetëm koordinimi mes nesh do të na ndihmojë për ti mbajtur pastër për ti shërbyer qytetarëve. Këtë do ta bëjmë nëse jemi gjithmonë bashkë. Mbase nuk e dini por qeset tona të cilat hidhen shpërndahen bashkë me shishe në mjedise të ndryshme, shkojnë nëpër vija të lumit duke përfunduar në detet duke na nxjerrë bojën në gjire të caktuara brenda detit Adriatik deri në Kroaci ku na del nami i keq për produktet që hedhim kudo. Prandaj është pa kthim ndalimi i qeseve në verën e ardhshme”, tha Kumbaro.

LAJMI KRYESOR: Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike mirela kumbaro rama në durrës mirela kumbaro rama në durrës

Sondazh

Poll