Politike

Kërcënimi brenda lokalit në Lezhë,Salianji: Bandat kanë kontroll në territor

20 Nëntor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Kërcënimi brenda lokalit në Lezhë,Salianji: Bandat kanë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas videos së bërë publike në ambinetet e brendshme të një lokali në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Salianji e konsideron pamjet si kontroll të plotë të bandave të vendit, të cilat kanë marrë në dorëzim të gjithë vendin. Deputeti i PD shkruan se bandat janë bërë zëdhënës të qeverisë.

Postimi i Salianjit:

Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorrit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rasrin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorrit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshem i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me banndat detyrohet dhe të behet zedhenes i tyre.

Ditën e djeshme Dosja.al publikoi videon ku tre persona të maskuar dhe armatosur me kallashnikov kanë hyrë në ambientet e një lokali duke kërcënuar 4 të rinj të tjerë që ndodheshin brenda ambienteve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salianji kurbin policia ne kurbin ervin salianji kurbin policia ne kurbin

Sondazh

Poll